V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË E TURQ
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË E TURQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë e turq, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/08/2009