V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.630, DATË 21.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE, SHTËPITË E TË CILAVE JANË SHKATËRRUAR TËRËSISHT NGA AKSIDENTI TEKNOLOGJIK, I DATËS 15 MARS 2008, NË FSH
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.630, DATË 21.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE, SHTËPITË E TË CILAVE JANË SHKATËRRUAR TËRËSISHT NGA AKSIDENTI TEKNOLOGJIK, I DATËS 15 MARS 2008, NË FSHATIN GËRDEC, BASHKIA VORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikës e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në lidhjen nr.2, të vendimit nr.630, datë 21.5.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
a) Të hiqen emrat e shtetasve që përsëriten, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Të shtohen emrat, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Për përballimin e efekteve financiare, që rrjedhin nga ky vendim, dhe të diferencës së evidentuar në shumën e dhënë me vendimin nr.630, datë 21.5.2008, të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e vitit 2009, t’i shtohet fondi 5 027 000 (pesë milionë e njëzet e shtatë mijë) lekë.
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i vitit 2009.
4. Ngarkohet bashkia e Vorës të kryejë pagesat për familjarët, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/01/2009