E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR KËTO PROGRAME, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M

PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT  E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR KËTO PROGRAME, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Hapjen, në Universitetin e Tiranës, të programeve të studimit, master i nivelit të parë, sipas fakulteteve, si më poshtë vijon:

a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:

i)  Në “Teknologji informacioni”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në teknologji informacioni.
 
b)  Në Fakultetin e Infermierisë:

i) Në “Menaxhim infermieror”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në menaxhim infermieror;
ii) Në “Mami”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, për mami;
iii) Në “Teknik laboratori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, për  teknik laboratori.

2. Programet e studimeve, master i nivelit të parë,  realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.

3. Kuota e pranimeve në këto programe, në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2008-2009, të jetë, si më poshtë vijon:

a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:

i)  Në “Teknologji informacioni”  30.
     
               b)  Në Fakultetin e Infermierisë:

  i)  Në “Menaxhim infermieror”   100;
          ii)  Në “Mami”       50;
         iii)  Në  “Teknik laboratori”     50.

4. Universiteti i Tiranës shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët, që kanë përfunduar, të paktën, ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70 për qind, për ata, që i kanë përfunduar këto studime pranë këtij universiteti. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë Universiteti i Tiranës ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët, që janë diplomuar pranë tij. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, përcaktuar nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës, bëhen publike paraprakisht.

5. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, do të jetë, si më poshtë vijon:

a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:

i)  Në “Teknologji informacioni”  70 000 lekë.
     
               b)  Në Fakultetin e Infermierisë:

  i)  Në “Menaxhim infermieror”   55 000 lekë;
          ii)  Në “Mami”     60 000 lekë;
         iii)  Në  “Teknik laboratori”   60 000 lekë.

6. Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si të verbërit, të shurdhët, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentët me aftësi të kufizuar, fëmijët romë apo fëmijët e policëve, të rënë a të plagosur për shkak të detyrës, të të ish-të përndjekurve politikë, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, master i nivelit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë, të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

7. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.

8. Në çdo program studimi, master i nivelit të parë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, studentët e shkëlqyer nga cikli i parë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës.

9. Kuotat e pranimeve në programet e studimit master i nivelit të parë, sipas pikës 3, të këtij vendimi, që mbeten të parealizuara, rishpërndahen, sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

10. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009,  miratuar për Universiteti i Tiranës.

12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


14/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›