V E N D I M PËR CAKTIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMIT NGA POSTA SHQIPTARE, SHA, DHE SHËRBIMI KONSULLOR, NË ZBATIM TË LIGJIT NR.9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARËVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.9831, date 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarëve politikë të regjimit komunist”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në zbatim të nenit 21, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarëve politikë të regjimit komunist”, të zbatohen këto tarifa shërbimi:
a) Nga Posta Shqiptare, sha,:
i) për qytetin e Tiranës, 70 lekë për aplikim;
ii) për qytetet dhe zonat jashtë Tiranës, 100 lekë për aplikim.
b) Nga shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë 15 euro për aplikim.
2. Formularët tip të aplikimit, që do të plotësohen nga aplikuesit, dërgohen nga Ministria e Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA