E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR CAKTIMIN E TARIFËS SË LICENCIMIT TË SUBJEKTEVE, NGA MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, NË FUSHËN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË TRANSPORTIT

V E N D I M

PËR

CAKTIMIN E TARIFËS SË LICENCIMIT TË SUBJEKTEVE, NGA MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, NË FUSHËN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË TRANSPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991, "Për çmimet dhe tarifat", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e tarifës 1 (një) euro për pagesën e licencave, që u jepen, nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, subjekteve, persona, fizikë dhe juridikë, privatë, për ushtrimin e veprimtarive :

A) në fushën  e punimeve të ndërtimit, “Licencë profesionale për mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh në zbatim”;

B) në fushën e transportit rrugor:
i. Licencë për transport ndërkombëtar udhëtimesh;
ii. Autorizim për shërbimin në një linjë të rregullt transportin ndërombëtar të udhëtarëve, me autobus;
iii. Autorizim për shërbimin në një linjë të rregullt të specializuar në transportin ndërombëtar të udhëtarëve, me autobus, vajtje-ardhje.

C) në fushën e transportit detar:
i. Leje për të vepruar në linja të rregullta ndërkombëtare detare;
ii. Leje për ushtrimin e veprimtarisë së pilotimit dhe omerxhimit;
iii. Leje për veprimtarinë e tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore, në zonën portuale të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, Sarandës dhe na radat përkatëse ;
iv. Leje për ushtrimin e veprimtarisë  së stacionit të shërbimit të pajisjeve të sigurimit të jetës në det.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Trasnportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›