E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, PËRFAQËSUAR NGA ZYRA NDËRKOMBËTARE E PUNËS, PËR ELIMINIMIN E PUNËS SË FËMIJËVE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, PËRFAQËSUAR NGA ZYRA NDËRKOMBËTARE E PUNËS, PËR ELIMINIMIN E PUNËS SË FËMIJËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit tё Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, përfaqësuar nga zyra ndërkombëtare e punës, për eliminimin e punës së fëmijëve.

Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›