E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR PROGRAMIN MBËSHTETËS TË ZHVILLIMIT TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL SHQIPTAR (ALBAFP) FA

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR PROGRAMIN MBËSHTETËS TË ZHVILLIMIT TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL SHQIPTAR (ALBAFP) FAZA I,    JANAR 2007-DHJETOR 2008

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të ministrit tё Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për Programin mbështetës të zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional shqiptar (AlbAFP) faza I, janar 2007-dhjetor 2008.

Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›