E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË KLOS, TË QARKUT TË DIBRËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË KLOS, TË QARKUT TË DIBRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të  nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Klos, të qarkut të Dibrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
 
Lista me 97 (nëntëdhjetë e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›