E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT KALOJNË NË PRONËSI TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES , SHA

V E N D I M

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT KALOJNË NË PRONËSI TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES , SHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat kalojnë në pronësi të  Operatorit të sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha, sipas lidhjeve, (gjithsej        1 416 fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Heqjen nga inventari i pronave të paluajtshme shtetërore, të sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi  të KESH, sha-së, miratuar me vendimin nr.122, datë 4.3.2004, të Këshillit të Ministrave, të pronave, që i përkasin sistemit të shpërndarjes, sipas fletëve, të përcaktuara në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Në inventarin e pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit dhe të transmetimit të energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi të KESH,                      sha-së, ndryshohen të dhënat për pronat, sipas tabelave, (gjithsej 3 fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›