E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1222, DATË 3.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR BULQIZË - URA-ÇERE

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1222, DATË 3.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR BULQIZË - URA-ÇERENECIT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.11.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në vendimin nr.1222, datë 3.9.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 40 997 (dyzet mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) m2   tokë arë, me një vlerë shpronësimi 7 166 704 (shtatë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e katër) lekë, për sipërfaqen 108 (njëqind e tetë) m2, tokë truall, me një vlerë shpronësimi 47 196 (dyzet e shtatë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë.”.

2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.   Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 7 213 900 (shtatë milionë e dyqind e trembëdhjetë mijë e nëntëqind) lekë, të përballohet nga buxheti shtesë i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.”.

3. Në pikën 6, data “15.9.2008” bëhet “1.10.2008”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›