E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË FUSHË-KRUJË, TË QARKUT TË DURRËSIT

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË FUSHË-KRUJË, TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Fushë-Krujë, të qarkut të Durrësit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 142 (njëqind e dyzet e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 962 (nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy).


2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Fushë-Krujë     për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›