V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.335, datë 2.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:
c) Në pikën 3 të shtohet emërtimi:
“- Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.”.
d) Në pikën 4 të shtohen emërtimet:
“- Inspektor i Lartë i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive;
- Ndihmësinspektor i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive;
- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive;
- Drejtor i Marrëdhënieve me Autoritetet Përgjegjëse, me Publikun dhe Administrimin e Deklaratave, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive;
- Këshilltar për marrëdhëniet me jashtë, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive;
- Kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet.”.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/02/2009