V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK, “PËR KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE DHE SISTEMEVE MBROJTËSE, PËR PËRDORIM NË AMBJENTE (ATMOSFERIKE), POTENCIALISHT SHPËRTHYESE”
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK, “PËR KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE DHE SISTEMEVE MBROJTËSE, PËR PËRDORIM NË AMBJENTE (ATMOSFERIKE), POTENCIALISHT SHPËRTHYESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e rregullit teknik, “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse, për përdorim në ambjente (atmosferike), potencialisht shpërthyese”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe efektet për zbatimin e tij fillojnë nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/02/2009