V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË NDËRTIMIT TË PORTIT TË JAHTEVE NË KEPIN E RODONIT, GJIRI I LALZIT, DURRËS, DHE PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË NDËRTIMIT TË PORTIT TË JAHTEVE NË KEPIN E RODONIT, GJIRI I LALZIT, DURRËS, DHE PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikaiconit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të ndërtimit të portit të jahteve në Kepin e Rodonit, Gjiri i Lalzit, Durrës, është Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
2. Koncesioni do të jetë i formës “BOT (Ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit).
3. Miratimin e bonusit prej 8.3 përqindësh të pikëve, për rezultatin, teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Ener Alb-Projects”, shpk.
4. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/02/2009