E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.751, DATË 7.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË PUNËSIMIT DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ”

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.751, DATË 7.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SEKTORIALE TË PUNËSIMIT DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Në vendimin nr.751, datë 7.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen shtesat, si më poshtë vijon:

a)     Pas kapitullit 5 të strategjisë  sektoriale të punësimit shtohet kapitulli 6, “Dokumenti i politikave për sigurinë dhe shëndetin në punë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

b)     Në planin e veprimit për zbatimin e strategjisë sektoriale të punësimit shtohet aneksi nr.2, “Plani i veprimit për dokumentin e politikave  të sigurisë dhe shëndetit në punë, për periudhën 2009-2013”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›