E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E DISA SPORTISTËVE DHE TË TRAJNERËVE TË TYRE, QË KANË ARRITUR REZULTATE TË LARTA NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E DISA SPORTISTËVE DHE TË TRAJNERËVE TË TYRE, QË KANË ARRITUR REZULTATE TË LARTA NË  KAMPIONATIN EVROPIAN TË PESHËNGRITJES PËR TË RINJ

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,       datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”,  me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitit 2009, zëri “Projekte”, artikulli “604”, t’i shtohet fondi 2 925 000      (dy milionë e nëntëqind e njëzet e pesë mijë) lekë, për shpërblimin e disa sportistëve dhe të trajnerëve të tyre, që kanë arritur rezultate të larta në  Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të Rinj.

2.      Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

3.     Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›