E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË KONTRATËN E KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT” (NDËRTIM, OPERIM, TRANSFERIM), TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “HASI ENERGJI”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “LENG

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË KONTRATËN E KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT” (NDËRTIM, OPERIM, TRANSFERIM), TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “HASI ENERGJI”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “LENGARICA 1” DHE “LENGARICA 2”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.        Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në kontratën e koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim, Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “Hasi Energji”, shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Lengarica 1” dhe “Lengarica 2”, të miratuar me vendimin nr.543,                   datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.        Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›