P R O J E K T L I GJ PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E KOMUNITETIT “PROGRAMI I VEÇANTË PËR SIPËRMARRJEN DHE NOVACIONI
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E KOMUNITETIT “PROGRAMI I VEÇANTË PËR SIPËRMARRJEN DHE NOVACIONIN (EIP), TË PROGRAMIT KUADËR TË KONKURRUESHMËRISË DHE NOVACIONIT, 2007-2013”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e komunitetit “Programi i veçantë për sipërmarrjen dhe novacionin (EIP), të programit kuadër të konkurrueshmërisë dhe novacionit, 2007-2013”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI