V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “KRISTAL”
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “KRISTAL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e shkollës së lartë universitare, private, “Kristal”, Tiranë, për hapjen e programeve të studimit, ciklit të dytë në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) “Inxhinieri elektronike”;
b) “Inxhinieri informatike”;
c) “Inxhinieri e teknologjive të informacionit.
2. Kohëzgjatja normale e programeve të studimit, të ciklit të dytë, të jetë 2 (dy) vite akademike me plotësimin e 120 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në:
a) “Inxhinieri elektronike”;
b) “Inxhinieri informatike”;
c) “Inxhinieri e teknologjive të informacionit”.
3. Ngarkohet shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, Tiranë, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, nga një person akademik i huaj, me kualifikimet e nevojshme.
4. Shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, Tiranë, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen, pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
5. Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
6. Shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, Tiranë, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/08/2009