V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “EPOKA”, TIRANË
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “EPOKA”, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e shkollës së lartë private “Epoka”, Tiranë, për hapjen e programeve të ciklit të dytë në:
d) “Arkitekturë”;
e) “Inxhinieri kompjuterike”;
f) “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”;
ç) “Financë-bankë”;
d) “Administrim-biznes”.
2. Këto programe studimi, të ciklit të dytë, realizohen me 120 kredite, me një kohëzgjatje 2 vite akademike. Në përfundim të programeve të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në:
d) “Arkitekturë”;
e) “Inxhinieri kompjuterike”;
f) “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”;
ç) “Financë-bankë”;
d) “Administrim-biznes”.
3. Lejimin e shkollës së lartë private “Epoka”, Tiranë, për hapjen e programeve “Master i nivelit të dytë”, në:
a) “Arkitekturë”;
b) “Inxhinieri kompjuterike”;
c) “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”;
ç) “Studime evropiane”;
d) “Financë-bankë”;
dh) “Administrim-biznes”.
4. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” do të jenë programe studimi, të ciklit të tretë, dhe realizohen me plotësimin e 60 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në:
a) “Arkitekturë”;
b) “Inxhinieri kompjuterike”;
c) “Shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare”;
ç) “Studime evropiane”;
d) “Financë-bankë”;
dh) “Administrim-biznes”.
5. Ngarkohet shkolla e lartë private “Epoka”, Tiranë, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, nga një person akademik i huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
6. Shkolla e lartë private “Epoka”, Tiranë, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1 dhe 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen, pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
7. Shkolla e lartë private “Epoka”, Tiranë, pas marrjes së lejes përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, strukturohet si universitet dhe emërtohet “Universiteti “Epoka””.
8. Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
9. Ky institucion duhet t’u nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
10. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/08/2009