E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.644, DATË 11.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR INTERCHAN

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.644, DATË 11.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR INTERCHANGE-KTHESA E KAMZËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

1.       Në pikën 3, të vendimit nr.644, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

a) Vlera e përgjithshme e shpronësimit “56 619 121 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet e një) lekë” zëvendësohet me  “58 362 571 (pesëdhjetë e tetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e një) lekë”.

b)     Krahas tabelës, që përmendet në këtë pikë dhe që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, shtohet edhe tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Vlera shtesë, prej 1 743 450 (një milion e shtatëqind e dyzet e tre mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

3. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


26/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›