E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, PËR CIKLIN E LARTË TË ARSIMIT BAZË, PRANË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M 

PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, MASTER I NIVELIT TË PARË NË MËSUESI, PËR CIKLIN E LARTË TË ARSIMIT BAZË, PRANË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
                                                  
1. Hapjen, pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të programeve të mëposhtme të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë:

a) Në lëndët “Matematikë-Fizikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-fizikë;
b) Në lëndët “Matematikë-Informatikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-informatikë;
c) Në lëndët “Histori-Gjeografi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët histori-gjeografi.

2. Këto programe studimi realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.

3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›