Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së, z. Antonio López-Istúriz uron Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare
Kryeministri Sali Berisha ka marrë një telegram urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane, njëkohësisht anëtar i Parlamentit Europian, z. Antonio López-Istúriz, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare.
Në urimin e tij, zoti Antonio López-Istúriz shprehet;
“Është nder dhe kënaqësi t’ju përcjell ju dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë urimet e përzemërta me rastin e fitores së bindshme në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vendin tuaj.
Suksesi juaj në zgjedhje është një sukses për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane, e cila do të vazhdojë të jetë partneri juaj në familjen e madhe Evropiane të familjeve politike të qendrës së djathtë. Ne jemi krenarë të ndajmë të njëjtat vlera dhe ideale për një Evropë të bashkuar, duke u bazuar në principet e solidaritetit dhe prosperitet.
Populli shqiptar provoi t’ju japë ju besimin, duke ditur se falë jush, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ka dorëzuar aplikimin për anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian dhe sot është anëtare me të drejta të plota e NATO-s.
Duke ju përgëzuar edhe një herë për suksesin tuaj në zgjedhje, ju lutem pranoni urimet e mia më të mira.
Sinqerisht,
Antonio López-Istúriz”
22/07/2009