V E N D I M PËR INTEGRIMIN E ISH-QENDRËS SË STUDIMEVE GJEOGRAFIKE, TË AKADEMISË SË SHKENCAVE, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
V E N D I M
PËR
INTEGRIMIN E ISH-QENDRËS SË STUDIMEVE GJEOGRAFIKE, TË AKADEMISË SË SHKENCAVE, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 41, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
3. Integrimin e ish-qendrës së studimeve gjeografike (QSGJ), në departamentin e gjeografisë, të Fakultetit Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës.
4. Pasuritë e luajtshme (burime financiare, automjete, donacione, projekte kërkimi dhe zhvillimi, orendi, infrastrukturë, pajisje informatike, etj.), si dhe arkivat shkencore e çdo dokumentacion tjetër arkivor i ish-QSGJ-së, t’i kalojnë në administrim Fakultetit Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës.
5. Në departamentin e gjeografisë, të Fakultetit Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës, shtohen katër vende pune, për personelin akademik të ish-QSGJ-së.
6. Marrëdhëniet e punës së këtyre punonjësve rregullohen me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me Kodin e Punës.
7. Niveli i pagave të personelit akademik të ish-QSGJ-së, do të jetë i njëjtë me atë të personelit akademik të Universitetit të Tiranës.
8. Numri i personelit akademik, shtesë në departamentin e gjeografisë, të Fakultetit Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës, të jetë brenda numrit të përgjithshëm të punonjësve, të miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me vendimin nr.160, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve, për vitin 2008, në ministritë dhe institucionet qendrore”, të ndryshuar.
9. Për periudhën nga 1.1.2008 deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të gjithë punonjësit e ish-QSGJ-së trajtohen nga Universiteti i Tiranës si punonjës me kontratë të përkohshme.
10. Për punonjësit, që pas riorganizimit humbasin vendet e punës, të zbatohen dispozitat e Kodit të Punës.
11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.1.2008.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA