E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M Për MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT

V E N D I M 

Për 

MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË ORGANIKËS SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT

 

Në mbështetje nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.8549,datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 20, të ligjit nr.9228,   datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Struktura e organizative e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të jetë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Organika e administratës së Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të jetë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3 Numri i punonjësve të administratës së Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të jetë, gjithsej, 6 veta.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga fondet buxhetore të vitit 2009, miratuar për Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit.

5. Vendimi nr.785, datë 22.11.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës, të organikës dhe të strukturës së nivelit të pagave të nëpunësve dhe punonjësve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit”,  i ndryshuar, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›