V E N D I M PËR LEJIMIN E HYRJES DHE TË QËNDRIMIT NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË FORCAVE USHTARAKE, HOLANDEZE E RUMUNE, PJESËMARRËSE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “ALBANIAN LION-09”
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E HYRJES DHE TË QËNDRIMIT NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË FORCAVE USHTARAKE, HOLANDEZE E RUMUNE, PJESËMARRËSE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “ALBANIAN LION-09”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e hyrjes dhe të qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë të 310 (treqind e dhjetë) forcave ushtarake, holandeze e rumune, pjesëmarrëse në stërvitjen e përbashkët, të koduar “Albanian Lion-09”, që do të zhvillohet në rajonet e Gadishullit të Karaburunit, Ishullit të Sazanit, bazës detare të Pashalimanit dhe të Gjirit të Vlorës, nga data 6 prill 2009 deri më 21 prill 2009.
2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/04/2009