E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M Për DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.305, DATË 12.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ATASHEVE USHTARAKE, TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, QË SHËRBEJNË NË SHTABET E NATO-S E NË PËRFAQËSITË USHTARAKE TË

V E N D I M 

Për 

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.305, DATË 12.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ATASHEVE USHTARAKE, TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, QË SHËRBEJNË NË SHTABET E NATO-S E NË PËRFAQËSITË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË NATO-S, DHE TË USHTARAKËVE SHQIPTARË, QË SHËRBEJNË PRANË ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE DHE NË SHTABET NDËRKOMBËTARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në vendimin nr.305, datë 12.3.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa:

1.      Në fund të shkronjës “gj”, të pikës 1, të shtohen fjalët  “... zyrë dhe kanceleri.”

2.     Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:

“1/1 Atashetë ushtarake dhe përfaqësitë ushtarake kanë të drejtë të prokurojnë, brenda fondeve buxhetore, të vëna në dizpocion për kryerjen e shpenzimeve, të përmendura në shkronjat “e”, “gj”, “h” e “i”, të pikës 1, të këtij vendimi, dhe janë të detyruara të zbatojnë rregullat e prokurimit publik, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

Kur përfaqësia nuk disponon numrin e nevojshëm të personelit, për kryerjen e procedurave të prokurimit, sipas legjislacionit për prokurimin publik, dërgon ofertat në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila bën përzgjedhjen dhe miraton ofertën më të përshtatshme.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


01/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›