E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR BLERJEN E PAJISJEVE ELEKTRONIKE PËR INSTITUCIONIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR BLERJEN E PAJISJEVE ELEKTRONIKE PËR INSTITUCIONIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643,  datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të     ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 1. Lejimin e Kuvendit të Shqipërisë të kryejë procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisjesh elektronike për nevojat e Kuvendit”.

 2. Fondi limit për blerje pajisjesh elektronike, prej 12 500 000 (dymbëdhjetë  milionë e pesëqind mijë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, zëri “Shpenzime kapitale”, miratuar për Kuvendin.

 3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Kuvendi për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI BERISHA


30/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›