VENDIM PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRISË SË FINANCAVE, TË NJË SIPËRFAQEJE TRUALLI NË KTHESËN E KAMZËS, TIRANË
VENDIM
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRISË SË FINANCAVE, TË NJË SIPËRFAQEJE TRUALLI NË KTHESËN E KAMZËS, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit t¸ Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Ministrisë së Financave, të sipërfaqes 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) m2, në parcelën nr.68, në zonën kadastrale 2 679, në fshatin Mëzez, të regjistruar në vëllimin 4, faqe 161, e ndodhur në kthesën e Kamzës, Tiranë, me pronar shtetin, për t’u përdorur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
2. Vendimi nr.11, datë 10.1.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të sipërfaqes së truallit në kthesën e Kamzës, Tiranë”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009