E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË

V E N D I M Nr. 700, datë 10.11.2005 PËR LEJIMIN E QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR FURNIZIMIN ME LËNDË DJEGËSE, PËR NGROHJE, DHE KARBURANT, PËR AUTOMJETE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.9339, datë 21.12.2004, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2005”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Lejimin e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, që, për fondin e vet limit, të ndarë si më poshtë vijon, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me këto shoqëri: a) BOLV-OIL, sha, fondin prej 9 702 000 (nëntë milionë e shtatëqind e dy mijë) lekësh, për blerjen e solarit për ngrohje, me çmim 29.4 lekë/kg. b) ARMO, sha, fondin prej 32 400 000 (tridhjetë e dy milionë e katërqind mijë) lekësh, për blerjen e gazoilit për ngrohje, me çmim 72 lekë/litri dhe fondin prej 768 000 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekësh për blerjen e gazoilit, me tollona, për automjetet, me çmim 80 lekë/litri. c) Petrol Impeks, sha, fondin prej 375 000 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekësh, për blerjen e benzolit pa plumb, me tollona, për automjete, me çmim 125 lekë/litri. 2.Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›