E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M Per PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ÇEKE, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË SHQ

V E N D I M Per PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ÇEKE, PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË SHQIPËRISË KUNDREJT REPUBLIKËS ÇEKE” Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave V E N D O S I : Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Çeke, për zgjidhjen e borxhit të Shqipërisë kundrejt Republikës Çeke”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›