E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJT˔, PËR BLERJEN E PAJISJEVE MJEKËSORE PËR SHËRBIMIN E NEUROKIRURGJISË, PRANË QENDRËS SPITALORE

V E N D I M Nr.701 , datë 10.11.2005 PËR LEJIMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR BLERJEN E PAJISJEVE MJEKËSORE PËR SHËRBIMIN E NEUROKIRURGJISË, PRANË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.9339, datë 21.12.2004, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2005”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I : 1.Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që, për fondin e vet limit prej 24 000 000 (njëzet e katër milionë) lekësh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë” me shoqërinë “Fortune Albania”, shpk, për blerjen e pajisjeve mjekësore, mikroskop elektronik, për neurokirurgjinë e kirurgjinë spinale, dhe autoklava, për shërbimin e neurokirurgjisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. 2. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›