V E N D I M PËR MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH -TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E DëMSHPëRBLIMIT FINANCIAR PëR ISH -Të DëNUARIT POLITIKë Të REGJIMIT KOMUNIST
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, sipas listës së përfshirë në anekset “A”, “B” e “C”, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
3. Shuma e llogaritur të transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe të derdhet në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë e të përzgjedhura, në përputhje me nenin 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.
4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009