E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAt E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT DHE DISA INSTITUCIONE NË VARËSI TË

V E N D I M 

PëR 

SHTYRJEN E AFATIT Të BOTIMIT Të NJOFTIMIT Të FITUESIT DHE Të NJOFTIMIT Të KONTRATëS Së LIDHUR, PëR PROCEDURAt E PROKURIMIT, Të KRYERA NGA MINISTRIA E BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES Së KONSUMATORIT DHE DISA INSTITUCIONE Në VARëSI Të SAJ, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
                                                      
1.     Lejimin e  Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, Korçë, të  bordit të kullimit, Korçë, të bordit të kullimit, Kukës, e të bordit të kullimit, Lushnjë, të realizojnë, brenda datës 15 dhjetor 2009, procedurat e prokurimit, me fondet e miratuara në buxhetin e këtij viti, për objektet e përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontratave përkatëse.
 
2.     Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, institucionet në varësi të saj, të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, Ministria e Financave e Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
 
   Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
 SALI  BERISHA
 
 25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›