V E N D I M PËR MIRATIMIN E FLAMURIT DHE TË STEMËS SË POLICISË SË BURGJEVE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FLAMURIT DHE TË STEMËS SË POLICISË SË BURGJEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.10 032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e elementeve përbërëse të flamurit dhe të stemës së Policisë së Burgjeve, sipas përcaktimeve të bëra në aneksin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vendimi nr.263, datë 5.5.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për uniformën e Policisë së Burgjeve”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet ministri i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009