E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E NGJYRËS, TË UNIFORMËS DHE TË SHENJAVE, NË MJETET E POLICISË SË BURGJEVE

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E NGJYRËS, TË UNIFORMËS DHE TË SHENJAVE, NË MJETET E POLICISË SË BURGJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të               ligjit nr.10032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e ngjyrës dhe të uniformës së Policisë së Burgjeve, sipas albumit dhe specifikimeve të përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.      Llojet e uniformës së punonjësve të Policisë së Burgjeve janë:

a)     Uniforma për punonjësit e rolit të mesëm e të lartë;

b)     Uniforma për punonjësit e rolit bazë;

c)     Uniforma për punonjësit e rolit bazë të sigurisë e shoqërimit.

3.      Ministri i Drejtësisë ngarkohet të përcaktojë:

a)     normat e materialeve të konsumit;

b)     normat e furnizimit me veshmbathje të punonjësve të Policisë së Burgjeve.

4.      Uniforma e Policisë së Burgjeve mbahet vetëm nga punonjësit e Policisë së Burgjeve. Ndalohet shumëfishimi dhe realizimi i tyre për përdorues të institucioaneve të tjera, që trajtohen në uniformë.

5.     Shenjat e mjeteve të Policisë së Burgjeve janë sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6.     Punonjësit e Policisë së Burgjeve deri në zëvendësimin e plotë të uniformës ekzistuese, me miratimin paraprak të ministrit të Drejtësisë, lejohen të përdorin uniforma me ndryshime në elemente të veçanta nga uniforma e përcaktuar në këtë vendim.

7.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i këtij viti, miratuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

8.     Vendimi nr.263, datë 5.5.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për uniformën e Policisë së Burgjeve”, shfuqizohet.

9.     Ngarkohet ministri i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›