E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË PRRENJAS, TË QARKUT TË ELBASANIT

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË PRRENJAS, TË QARKUT TË ELBASANIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1.Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Prrenjas, të qarkut të Elbasanit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 113 (njëqind e trembëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 870 (tetëqind e shtatëdhjetë).
2.Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Prrenjas për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


17/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›