E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR KRIJIMIN E KOMISIONEVE VENDORE TË VLERËSIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008,  MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR KRIJIMIN E KOMISIONEVE VENDORE TË VLERËSIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË 
 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.1998, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 20 100 000 (njëzet milionë e njëqind mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve, si rezultat i shtimit të numrit të punonjësve për krijimin e komisioneve vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë. 

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI  BERISHA


17/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›