E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS VOSKOP, TË QARKUT TË KORÇËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS VOSKOP, TË QARKUT TË KORÇËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Voskop, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 43 (dyzet e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 212 (dyqind e dymbëdhjetë).


2.Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Voskop për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


17/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›