E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS HORË-VRANISHT, TË QARKUT TË VLORËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS HORË-VRANISHT, TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 1.       Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Horë-Vranisht, të qarkut të Vlorës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 Lista me 106 (njëqind e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 718 (shtatëqind e tetëmbëdhjetë).

 2.       Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Horë-Vranisht për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA


07/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›