E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KALENDARIT TË VITIT 2009, PËR MENAXHIMIN E SHPENZIMEVE PUBLIKE

V E N D I M  

PËR  

MIRATIMIN E KALENDARIT TË VITIT 2009, PËR MENAXHIMIN E SHPENZIMEVE PUBLIKE

 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 Miratimin e kalendarit të vitit 2009, për menaxhimin e shpenzimeve publike, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
 Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Integrimit, Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore, si dhe fondet speciale të tyre për zbatimin e këtij vendimi. 
 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.1.2009.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›