V E N D I M PËR MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE KIMIKE (NEUROPARALIZUESE) DHE TË MJETEVE TË TJERA, TË PËRDORIMIT TË FORCËS NGA POLICIA E SHTETIT
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE KIMIKE (NEUROPARALIZUESE) DHE TË MJETEVE TË TJERA, TË PËRDORIMIT TË FORCËS NGA POLICIA E SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve kimike (neuroparalizuese) dhe të mjeteve të tjera, të përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit, të klasifikuara sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Plotësimi organik me armatim, me lëndë kimike (neuroparalizuese) dhe mjete të tjera, të përdorimit të forcës nga policia, bëhet në funksion të misioneve të përcaktuara për çdo strukturë të Policisë së Shtetit.
3. Tabela e organizimit të armatimit, të lëndëve kimike (neuroparalizuese) dhe të mjeteve të përdorimit të forcës nga policia, rregullat për ruajtjen, mirëmbajtjen, shpërndarjen dhe përdorimin e tyre përcaktohen me urdhër të ministrit të Brendshëm, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
4. Ngarkohet Ministria e Brendshme të hartojë planet për zëvendësimin, në të ardhmen, të armatimit, lëndëve kimike (neuroparalizuese) dhe mjeteve të tjera, të përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit, në përputhje me standardet e BE-së.
5. Vendimi nr.8, datë 12.1.2001, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me mjete teknike dhe armatim të punonjësit të policisë”, shfuqizohet.
6. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA