V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT GLOBAL, PËR PROGRAMIN “PËRSHKALLËZIMI I PËRGJIGJES KOMBËTARE NDAJ TUBERKULOZIT”, (FAZA E DYTË) &nb
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT GLOBAL, PËR PROGRAMIN “PËRSHKALLËZIMI I PËRGJIGJES KOMBËTARE NDAJ TUBERKULOZIT”, (FAZA E DYTË)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit t¸ Pun¸ve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Global, për programin “Përshkallëzimi i përgjigjes kombëtare ndaj tuberkulozit”, (Faza e dytë), sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/07/2009