E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E PLANIT AFATMESËM TË VEPRIMIT TË PROGRAMIT “BRAIN GAIN”, PËR PERIUDHËN 2008-2009

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PLANIT AFATMESËM TË VEPRIMIT TË PROGRAMIT “BRAIN GAIN”, PËR PERIUDHËN 2008-2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e planit të veprimit të programit “Brain Gain”, për periudhën 2008-2009.

2. Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi 24 400 000 (njëzet e katër milionë e katërqind mijë) lekë, për mbulimin e pjeshëm të efekteve financiare, të vitit 2008, për planin afatmesëm të veprimit të programit “Brain Gain”, i cili do të bashkëfinancohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

4. Ngarkohet Kryeministria për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›