V E N D I M PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS SË PUNONJËSVE TË AGJENCISË SË ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS SË PUNONJËSVE TË AGJENCISË SË ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara paraqiten, si më poshtë vijon:
a) Paga mujore për pozicionin “Titullar i institucionit (Kryeadministrator)” njësohet me pagën e pozicionit “Drejtor drejtorie në ministri”, kategoria II-b, sipas vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
b) Paga mujore për pozicionin “Administrator” njësohet me pagën e pozicionit “Përgjegjës sektori, i nivelit të lartë”, klasa III, kategoria III-a, sipas vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
c) Paga mujore për pozicionin “Jurist” njësohet me pagën e pozicionit “Përgjegjës sektori, i nivelit të ulët”, klasa III, kategoria III-a/1, sipas vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
d) Paga mujore për pozicionin “Specialist” njësohet me pagën e pozicionit “Specialist i nivelit të mesëm”, klasa IV, kategoria IV-a, sipas vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data e emërimit të punonjësve, pas miratimit të strukturës, dhe do të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA