V E N D I M PER NJE RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE, TË MIRATUARA PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E BRENDSHME, BRENDA PROGRAMEVE BUXHETORE TË KËSAJ MINISTRIE
V E N D I M
PER
NJE RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE, TË MIRATUARA PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E BRENDSHME, BRENDA PROGRAMEVE BUXHETORE TË KËSAJ MINISTRIE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, për programin “Shërbimi i Gjendjes Civile”, t’i shtohet fondi 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve të fushatës publicitare, për nxitjen e shtetasve shqiptarë për t’u pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë elektronike.
2. Fondi 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë të pakësohet nga zëri “Shpenzime korrente”, nga programet dhe në masën, si më poshtë vijon:
a) Nga programi “Policia e Shtetit”, shuma 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë;
b) Nga programi “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, shuma 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/02/2009