E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË DYTË TË POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË DYTË TË POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665,  datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e programit të dytë të politikave të zhvillimit, me një hua prej 20.000.000 (njëzet milionë) USD-sh.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›