E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR "MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR REGJISTRIMIN E DISENJOVE INDUSTRIALE”

V E N D I M 

PËR 

"MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR REGJISTRIMIN E DISENJOVE INDUSTRIALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 202, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e rregullores “Për regjistrimin e disenjove industriale”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për zbatimin e këtij vendimi.

3.     Urdhri nr.4, datë 8.12.1994, i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, “Rregulla për patentat, modelet e përdorimit dhe disenjot industriale”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


08/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›