E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE, PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KOMUNITETIT EVROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR RIPRAN

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE, PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KOMUNITETIT EVROPIAN DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR, NËNSHKRUAR MË 14 PRILL 2005, NË LUKSEMBURG

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Franceze, për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar, nënshkruar më 14 prill 2005, në Luksemburg.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


08/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›