E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SHFRYTËZIMIN E HAPËSIRAVE NGA ANA E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR”

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SHFRYTËZIMIN E HAPËSIRAVE NGA ANA E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, dhe të neneve 13 e 20, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar”, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Në rregulloren e urbanistikës, miratuar me vendimin nr.722,   datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, ndryshuar me vendimin nr.401, datë 25.6.2004, të Këshillit të Ministrave, pika 141, “Rregullat dhe normat urbanistike dhe arkitektonike për personat me aftësi të kufizuar”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›